Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
I moshuari jetonte vetëm dhe dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia. Sipas policisë ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur ështe asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm
Njoftimi i policisë
Më datë 05.01.2018, rreth orës 06:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në një banes në rrugën ” Frosina Plaku”, ka rënë zjarr.
Menjëher në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikja, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur ështe asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
a.ç/javanews.al