Një shqiptar ka terrorizuar një grup të rinjsh teksa makina e tij u vu përballë me makinën me të cilën udhëtonin 4 djem të rinj.
Ngjarja ka ndodhur në San Lazzaro dhe shkak u bë një debat për cështjen e përparësisë në qarkullim. Mediat italiane shkruajne se shqiptari, një 30-vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur doli me furi nga makina dhe iu sul të rinjve. I detyroi të zbrisnin poshtë, dhe njërin prej tyre kërkoi ta gjunjëzonte.
“Në gjunjë, ose të zhduka”, i tha teksa i drejtori një armë në kokë. Në vendngjarje erdhi policia e cila ishte sinjalizuar për sherrin, por shqiptari ishte larguar së bashku me makinën, ndersa u zbulua nga kamerat e sigurisë që kishin regjistruar gjithçka, raporton panorama.
Ai u kap disa metra larg vendit të përplasjes. Gjatë kontrollit iu zbulua edhe arma, por rezultoi se ajo ishte vetëm një armë lodër, por që dukej si e vërtetë. Shqiptari u shoqërua në polici dhe pritet të vihet përballë drejtësisë.
a.ç