Lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel thotë se Serbia duhet t’i thotë përfundimisht jo Perëndimit, pasi sipas, tij, ajo duhet të integrohet në Rusi e jo të hyjë në robëri në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.
Këto mendime Sheshel i ka shfaqur për portalin serb “Novostionline”: “Pushteti duhet përfundimisht të përcaktohet, sepse është koha e fundit të bëhet qartas me dije se më nuk mund të rrihet dy karrige.
Shantazhet e Perëndimit nuk do të pushojnë. Nuk ka asgjë nga BE, Perëndimi nuk heq dorë nga presioni për ta njohur Kosovën e për t’i vënë sanksione Rusisë. Perëndimit duhet thënë vendosmërisht jo.
Serbia ose do të përcaktohet për aleancë dhe integrim me Rusinë, ose do hyjë në robëri të BE-së që në perspektivë do të thotë suspendim të Republikës Serbe dhe rrëmbim të Vojvodinës e të rajonit të Rashkës”, përgatiti Koha. (b.an)