Ndoshta shpesh keni dëgjuar për dobitë që trupi ynë ka nga marrëdhënia seksuale, por a e dini se mund të shëroni disa sëmundje duke bërë shpesh marrëdhënie intime?
Me marrëdhënie seksuale mund të “kuroni” disa sëmundje prandaj shihni listën më poshtë dhe mbani shënim, transmeton Klan Kosova.
Përmirësim i funksionit të zemrës
Marrëdhëniet seksuale të shpeshta do të ju ndihmojnë në funksionimin e mirë të zemrës si dhe zvogëlimin e rrezikut të sulmeve të zemrës dhe problemeve të tjera.
Dhimbjet e kokës
Për të qetësuar dhimbjen e kokës, kjo praktikë është shumë efektive, pasi rritet endorfina dhe prodhohet oxytocina. Të dyja këto hormone ndihmojnë trupin dhe mendjen për t’u çlodhur natyrshëm.
Antidepresant
Përmirëson vetëvlerësimin pasi është një antidepresant efektiv.
Pagjumësia
Kur jeni në një gjendje relaksimi, tejkalohet gjithë presioni dhe gjasat për të fjetur rehat janë shumë më të mëdha.
Problemet me muskuj
Nëse doni të relaksoheni, të keni marrëdhënie intime është zgjidhja e duhur. Seksi është zgjidhja më e mirë për të luftuar tkurrjen dhe problemet me muskuj.
Lëkurë që shkëlqen
Seksi shërben gjithashtu që të keni një lëkurë të shndritshme.
Prostata dhe kanceri i gjirit
Seksi gjithashtu mund t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës si dhe parandalimin e shfaqjes së tumoreve të mundshme.
Marrëdhëniet seksuale parandalojnë edhe shfaqjen e kancerit të gjirit, në të njejtën mënyrë ai atë të prostatës. /b.d