Viti i ri zyrtarisht ka mbërritur në Tokë, ndërsa mesnata ka kaluar në Samoa, Tonga dhe Ishullin e Kiribatit, vendet e para të botës që mirëpritën 2018.
Ndërkohë që në orën 12:00, me orën lokale në Shqipëri, Viti i Ri mbërriti në Zelandën e Re.
Ardhja e vitit te ri u prit me zhurmën dhe ndriçimin e fishekzjarreve, një shfaqje spektakolare në lartësinë 328 metra nga maja e kullës “Sky Tower” në Auckland.
Mijëra banorë dhe turistë mbushën rrugët e qytetit për të parë festivalin e dritave, që i dhanë ngjyrë minutave të para të Vitit të Ri mbi portin e qytetit.
Vendet e fundit në Tokë që do të shohin Vitin e Ri janë disa ishuj të vegjël amerikanë si ishulli Baker apo ai Houland, edhe pse janë të pabanuar. Ishulli i fundit i banuar është Samoa Amerikane, që do ta mirëpresë vitin 2018 në mesditën e 1 janarit në Evropë.
Samoa ishte vendi i parë që festoi 2018, ndërsa mesnata mbërriti në ishull. Më interesantja e Vitit të Ri në Samoa është fakti se një person mund të bëjë një udhëtim 1-orësh me avion për në Samoan Amerikane, që është në anën tjetër të kufirit mes viteve dhe ta festojë Vitin e Ri dy herë, 12 orë më vonë.