Policia greke ka asgjesuar një tjetër grup të trafikut të drogës. Në pranga kanë rënë fillimisht pesë persona, katër grekë dhe një shqiptar. Ata u arrestuan në tri zona të ndryshme të Athinës.
Pak më vonë, në afërsi të Amfisas, është arrestuar dhe një nga krerët e grupit, shtetas shqiptar, me moshë 38 vjeç.
Policia ka mundur të verifikojë gjatë investigimeve se grupi ka trafikuar kanabis të paktën 100 herë, dhe se fitimet e paligjshme nga këto transferta arrijnë në 110.000 euro.
Gjatë kontrollit të policisë në banesa dhe mjete të të arrestuarve, u sekuestruan:
33,4 kilogramë kanabis, 126,6 gr kokainë, një shumë parash prej 7.200 eurosh, 23 dollarë amerikanë, 3 peshore elektronike, një automjet, një motoçikletë dhe 12 telefona celularë.
a.ç