Vlora ishte qyteti i krimit ndaj personit dhe pronës në vitin 2017.
Prishja e pazareve të drogës apo hakmarrjet e vjetra ishin mes shkaqeve krysore që në 12 muaj lanë pas 6 të vdekur dhe 11 të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë 8 vjeçar.
5 makina u dogjën apo u hodhën në erë ndërsa disa të tjera u shkrumbuan në rrethana duke lënë pas dyshime, por u trajtuan si ngjarje aksidentale. Në total përgjatë një viti u regjistruan 15 ngjarje kriminale.
Seria nisi me 29 Janar me tritolin e vendosur në makinën e Flamur Lamajt dhe i fundit u regjistrua më 20 dhjetor me djegien e një makine.
Vrasja e parë u regjistrua në 9 shkurt, kur Klodian Pashaj dyshohet se vrau Arlind Lulushin. Më 10 prill në zonën e Skelës u ekzekutua me 15 plumba Elidon Mehmeti, ngjarje e cila mbetet ende e pazbardhur.
10 ditë më pas Ergys Gjioveshaj u vra dhe 4 persona të tjerë u plagosën në një lokal në Vlorë, autori i dyshuar i krimit u identifkua si Aranit Kondi.
Më 24 maj në zemër të Vlorës u shënua vrasja e dyfishtë e biznesmenit Erven Hyseni dhe drejtorit rajonal të OSHEE Roland Saliu. Ngjarja e rëndë mbtete e pa zbardhur
26 qershori ishte një mbrëmje kriminale në Vlorë, ku Fatjon Sinanaj u vra dhe pak minuta më vonë një makine në pronësi të Elton Ismailajt i vunë eksploziv.
33 ditë më vonë Vlora u përgjak sërish. Renato Omeri u vra në Lungo Mare në një kohë kur zona ishte e mbipopulluar. Në atë kohë u fol për zinxhir atentatesh dhe disa pista që mund të çonin tek autorët, por vrasja e 37 vjecarit mbetet e pazbardhur
Më 1 tetor u regjistrua një tjetër atentat. Ferdinald Llanaj, i biri 8 vjeçar dhe Dritan Begaj mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave që sipas hetimeve sërish erdhën si pasojë e hakmarrjeve të vjetra
Tre muajt e fundit të vitit 2017 kishin në qendër makinat, ku në qendër ishin edhe vete mjetet e unformave blu të qytetit bregdetar
Më 21 nëntor u dogj makina e Zihni Zenelaj, inspektor policie në Babicë të Vlorës, zonë që këtë vit u bë e famshme pas sekuestrimit të sasive të mëdha të drogës
Por ngjarja e 27 nëntorit 2017 i ndërthuri të dyja. Rreth 500 gram eksploziv shpërthue në një automje duke lënë të plagosur rëndë 25 vjecarin Ines Hajrulla. Ai mori plagë të rënda dhe për pasojë të shpërthimit humbi edhe një gjymtyrë. Policia e cilësoi objektivin si persone me precendentë penalë dhe pavarësisht pistave të ngritura ngjarja mbetet ende pa autor.
Ndërsa më 16 dhjetor zbulimi një i sasie eksplozivi të vendosur poshtë makinës së Endrit Sabadinaj shmangu një tragjedi të mundshme./OraNews