“Rrënimi e Rilindja”, këto dy fjalë ka zgjedhur Kryeministri i vendit Edi Rama për të përshkruar dy foto. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kryeministri Rama tregon dy fotografi ku ka bërë një ballafaqim të gjendjes në hyrje të plazhit të Durrësit.
Në fotot e treguara shfaqet se në ç’gjëndje ka qënë hyrja e plazhit më të populluar në Shqipëri siç e quan ai, para 18 muajsh dhe si si është transformuar tani.
Rama në postimin e tij ka shkruar se qyteti i Durrësit në këto 18 muaj të qeverisjes së tij, ka pësuar më shumë ndryshime se në 18 vite.
“Rrenimi e Rilindja – Hyrja e plazhit me te populluar te Shqiperise. Ne 18 muaj per Durresin me shume se ne 18 vjet”, shkruan Rama
Redaksia Online
(JavaNews.al)