Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve me synim që në këto ditë me reshje të dendura shiu dhe dëbore në disa zona te vendit – kryesisht ato veriore dhe verilindore të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:
Në akset rrugore me mjegull, prania e saj:
- E bën rrugën më të padukshme;
- Ul shíkueshmërinë;
- Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt;
- Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra;
Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:
- Zvogëloni shpejtësinë;
- Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;
- Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;
- Mbani krahun e djathtë;
- Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;
- Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku,
- Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, akulli, dëbora mbi sipërfaqen e rrugës.
- Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.
Në raste përfshirje aksidentesh duhet te mbani parasysh:
- Mos lëvizni nga vendngjarja,
- Telefononi menjëherë në numrat e tel.112 dhe129 Policinë e Shtetit, Ambulancën nr.127 ose 112(Në Tiranë), 128 Zjarrëfikëset dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë.
- Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja.
- Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;
- Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek forsforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave.
- Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distance të mjaftueshme. Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia.
- Përdorni mjetet e ndihmës së parë.
- Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejedrejtimit.
Në raste në akset rrugore ka prani të dëborës dhe akullit, shërbimet e Policisë Rrugore do të kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mund te pezullojnë përkohësisht qarkullimin e kategorive të ndryshme të mjeteve.
Drejtuesit e mjeteve në këto ditë festash të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore
a.ç