Në një kohë kur sot ishte caktuar seanca gjyqësore ku do shqyrtohej ankimimi kundër vendimit për sekuestron e pronave të Klement Balilit, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shtyrë gjyqin.
Mësohet se shkak është bërë mosformimi i trupit gjykues për këtë çështje, në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Më herët prokuroria ka vendosur sekuestron e pasurive të Klement Balilit, në një operacion i cili u transmetuar live nga ana e policisë, në kohën e ndërhyrjes në pronat e Balilit, përfshirë edhe resortin luksoz.
I pranishëm ka qenë edhe Bashkim Balili, vëllai i Klement Balilit.