Të paktën 90 persona kanë mbetur të vdekur nga stuhitë tropikale që kanë përfshirë jugun e Filipineve, teksa dhjetëra të tjerë janë zhdukur.
Stuhia Tembin solli përmbytje të menjëhereshme dhe rrëshqitje në ishullin Mindanao.
Dy qytete janë goditur keq, Tubod dhe Piagapo, ku një numër shtëpish u zunë poshtë nga gurët.
Tembin, me një shpejtësi prej 80 km/h, tashmë ka kaluar përmes Mindanaos, dhe po shkon drejt majës jugore të Palawan, para se të lëvizë më tej në perëndim.
Filipet kanë vuajtur rregullisht nga stuhitë vdekjeprurëse, por Mindanao nuk është goditur shpesh./a.ç