Çështja e Prokurorit të ri të përgjithshëm ishte një prej temave të trajtuara nga emisioni “JAVA” në RTSH.
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Arta Marku është një kandidaturë e përzgjedhur nga SHBA-BE. Sipas tij, mazhoranca ishte më pranë emrit të Ferdinand Elezit për të cilin pati veto nga ndëkormbëtarët. Ai thotë se ka të ngjarë që Marku të qëndorjë gjatë në këtë detyrë dhe sipas tij ajo do nisë me lëvizjen e drejtuesve të prokurorive.
“Deklarata e ambasdës së SHBA ka qenë një ndër deklaratat më të drjetëpërdrejta që mbaj mend, Aty thuhej qartë, dënojmë me forcë dhunën në rotestë. Së dyti, mbështetje për të demonstruar paqësisht, dhe më tej “populli shqiptar nuk duhet të habitet që politkanët luftojnë me njëri-tjetrin”, kjo do të thotë se reforma po zbatohet, dhe vazhdon me paralajmërimin se komisionet e Vettingut do kenë rezultatet e para. Dhe në fund thuhet Prokurori që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë iku. Do të thotë se aletatët ishin të qartë: Llalla duhej të zhdukej! U krijua përshtypja se Marku është kandidaturë e mazhorancës. Nuk është e Ramës, ajo u zgjodh qartësisht nga SHBA. Kandidati që loboi mazhoranca ëhstë Elezi, aleatët vendosën veton, nuk do jetë ky por një emër i panjohur. Marku ëhstë kandidate ekskluzive e SHBA. E vetmja kandiate me paltformë të shkruar ishte Arta marku, kush e ka shkruar do e shohim. Arta marku ka shumë të ngjarë që të qëndrojë gjatë në atë detyrë. Gjëja e parë që do bëjë do lëvizë 4 drejtuesit e parë të prokurorive”, deklaroi Hoxha në emisionin “JAVA”
Sa i takon dhunës në protestë, Hoxha tha se policia kishte informacione se protesta nuk do ishte normale. Sipas tij, ka rezultuar se 6 personat e arrestuar për aktet e dhunës ishin nga rrethet. Në krahasim me 21 janarin, “ata që ishin në rreshtat e parë ishin nga jugu, në 21 janar ishin nga veriu”.
Ndërkombëtarët do të kenë rol të dorës së parë në zbatimin e reformës në drejtësi sipas analistit Preç Zogaj. Ai theksoi më tej se kryeprokurorioja “nuk u zgjodh sipas reformës”, edhe pse ajo u zgjodh sipas qëndirmit të SHBA-BE. Sipas tij shkaku i përplasjes është zgjedhja pa reformën në drejtësi.
Zogaj: “Besoj se ka rëndësi për të kuptuar se çlojë po lozet, se në qoftë se nuk kuptohet loja nuk kuptojmë asgjë. Unë them që skena sa i përket zhvillimeve në drjetësi skena është trepolare, nuk ëhstë vetëm qeveria dhe opozita por edhe ndërkombëtarët SHBA-BE, të cilët janë pjesë, aksinerë të kësaj reforme. Ata do jenë pjesë e BKH, amerikanët, gjermanët do jenë aty. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj zor se shkon në destinacion pa një rol të dorës së parë të ndërkombëtarëve”, deklaroi Zogaj në emisionin “JAVA”.
Ndërkohë gazetari Lorenc Vangjeli i shikon zhvillimet lidhur me reformën si fund të klasës politike prodhuar në vitin ’90. Sipas tij Evropa kërkon “transferim sovraniteti” në këmbim të një standardi tjetër.
“Evropa e bashkuar kërkon transferim sovraniteti, në këmbim të një standarti tjetër. Reforma në drejtësi është qortim i vazhdueshëm i pushtetit legjilativ dhe atij ekzekutiv. Ne deri tani kemi dëshmuar që institucioni ne zgjedhjve nuk e kemi sipas standarteve evropiane. Kjo klasë politike e improvizuar në dimrin e vitit ’90, ngjan se ka ardhur në fund të ciklit. Protesta në vetvete është një ushtrim demokracie. Këkrohet një moment heshtjeje dhe reflektimi dhe mendoj se dy palët janë para një sprove. Mazhoranca të mos e lejojë veten të kalojë në represion, dhe e dyta t’i largohet tendencës për t’ju afruar forcës së turmës”, tha Vangjeli./JavaNews