Shefi i Rendit të Tiranës Albert Dervishi ka bërë një deklaratë për shtyp në lidhje me masat që do të merren për mbarëvajtjen gjatë festave të fundvitit.
“Kemi hartuar plan masash për ti shërbyer qytetarëve. Policia në gatishmëri në shërbim të përforcuar. Këshilloj qytetarët të mos konsumojnë alkool. Për sa i përket shitjes së fishekzjarrëve do të lejohet vetëm shitja në pika të lejuara dhe të sigurta”, u shpreh Derivishi.
“Në pikat kufitare do të forcohen kontrollet për personat e shpallur në kërkim. Këshillojmë qytetarët të mos konsumojnë alkool nëse janë në drejtim mjeti. Do të ketë kontrolle në sheshet kryesore dhe në qendrat tregtare. Të angazhuar edhe FNSH dhe Renea”, tha Shefi i Rendit për Tiranën në konferencën për shtyp.
a.ç