• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Do investojmë 1 mln euro në Spitalin e Fierit, në 2018 hapet kabineti i ri i hemodinamikës

by Java News
22/12/2017 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot spitalin Rajonal të Fierit, e shoqëruar nga rektori i Universitetit Mjekësor të Tiranës prof. Arben Gjata dhe shefin e shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, prof. Artan Goda. Duke filluar nga viti  2018, në këtë spital do të kryhen për herë të parë ndërhyrjet e kardiologjisë invazive për t’i dhënë zgjidhje me metoda bashkëkohore infarkteve akute për 400 mijë banorët e qarkut të Fierit.

“Një milion euro investime për angiografin dhe apararura të tjera biomjekësore do të fuqizojnë në vitin 2018 spitalin Rajonal të Fierit. Paralelisht, po përgatisim burimet njerezore, mjekët e specializuar, që do të kryejnë ndërhyrjet e kardiologjisë invazive në këtë spital, duke filluar nga viti i ardhshëm, duke krijuar kështu një hartë të re të ofrimit të këtij shërbimi në vend”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale.

Gjatë takimit me stafin mjekësor të spitalit Rajonal të Fierit, Ministrja Manastirliu deklaroi se bashkë me spitalet universitare të Tiranës po hartohet nje plan konkret për të nisur sistemin e patronazhimit të spitaleve rajonale.

“Duke filluar nga muaji Janar do të plotësojmë nevojat me mjekë specialistë këtu në spitalin e Fierit dhe në të gjitha spitalet rajonale përmes një kalendari që jemi duke e përcaktuar me drejtuesit e shërbimeve shëndetësore të spitaleve universitare.

Ku sistem i ri do të rrisë formimin profesional të mjekëve kudo në Shqipëri, por së pari, do të garantojë ofrimin e shërbimeve mjekësore aty ku janë nevojat”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Prof. Artan Goda, shef i shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT u shpreh se hapja e kabinetit të ri të Hemodinamikës është një lajm i mirë jo vetëm për Fierin por për të gjithë jugun e vendit. “Kryerja e ndërhyrjeve me metoda moderne, përveç kirurgjisë tradicionale, do të mundësojë të shpëtohen jetë njerëzish nga infarktet akute”, tha prof.Goda.

Ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata vuri theksin te rëndësia e riorganizimit të burimeve njerezore për të shërbyer aty ku janë nevojat e komunitetit. “Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes po shikohen të gjitha mundesitë e plotësimit të nevojave me mjekë ne spitalet rajonale, qoftë duke ngritur nivelin profesional të mjekëve të këtyre spitaleve në Tiranë por edhe duke sjellë mjekë nga Tirana për të kryer ndërhyrje në spitalet rajonale”, u shpreh prof.Gjata.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se fuqizimi i spitaleve rajonale do të jetë në fokus të politikave dhe planit konkret që Ministria ka për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për ta ofruar atë aty ku janë nevojat, duke shfryrë në këtë mënyrë edhe fluksin e spitaleve universitare në Tiranë.

a.ç

Next Post
Kurseu monedha për vite me radhë, ja super dhurata që i bëri vetes

Kurseu monedha për vite me radhë, ja super dhurata që i bëri vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com