Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga zhvillimet dramatike në Kuvendin e Shqipërisë, ku në një protestë të opozitës, brenda dhe jashtë kuvendit, u zgjodh Kryeprokurorja e Përkohshme. Ka pasur edhe debate për statusin e Arta Markut. Debati vazhdon prej më shumë se 48 orësh. Tashmë palët janë grupuar, në një palë që mbështet zonjën Marku në pozicionin e saj dhe pala tjetër që e shikon zgjedhjen e saj jo vetëm si një puç kushtetues, por edhe si një përpjekje për të bllokuar reformën në drejtësi.
Avokat Spartak Ngjela shprehet ne emisionin Top Story ne Top Channel, se nuk ka asnjë shkelje në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm, ndërsa jep edhe arsyet se pse u ngritën tensionet mes palëve. “Problemi ishte se ata që po drejtojnë reformën në drejtësi janë më të zgjuar se opozita. Duke qenë të bindur se këta do ta bllokonin KLP, i cili frenon akuzën. Për mendimin tim, frenimi ka qenë Basha-Rama filloi në maj. Amerikanët nuk kanë qenë të bindur se këta nuk do t’i bllokonin nga të dyja palët. Këta po bllokonin KLP dhe ata bënë një lojë shumë të bukur, duke ngritur një ligj organik, i cili thotë se vërtetë se kushtetuta ka nxjerrë një ligj për KLP, por nëse ai nuk është i ngritur, atëherë del një prokuror i përkohshëm, i cili është ky që zgjodhëm. Prokurorin e Përkohshëm e kanë zgjedhur vetë amerikanët, nuk e ka zgjedhur Rama. Kjo i ngriti të gjitha tensionet, pasi tani do të bëjnë edhe KLP, sepse ky është shumë i rrezikshëm dhe i ka trembur të dyja palët”, u shpreh ai./tch