Lëkundjet e tokës nga shpërthimet e nëndheshme janë të njëjta të të gjitha familjet në fshatin Zharrëz të Fierit, ndërsa vlerësimi i dëmeve nuk është bërë, ashtu si duhet.
Disa familje i kane riparuar demet me te ardhurat e tyre, ose duke marrë kredi, pasi nuk janë vlerësuar nga komisioni përkatës.
“U detyrova të merrja kredi, borxh. Mbeta pa shtëpi, ku t’i çoja njerëzit. Nëpër cepat e murit futej grushti”, shprehet Nazime Xole.
“Janë dëmtuar komplet si shtëpi. Ka ardhur 2 herë komisioni, vetëm shtëpia ime dhe nja dy shtëpi të tjera nuk janë në listë”, shprehet Shkëlqim Plepi.
Por, ka edhe të tjera familje që kane marre 30 për qind të vlerës që është caktuar nga Komisioni, edhe pse as me këtë nuk janë dakord. Sepse, sipas tyre të ndërtohet një shtëpi duhet dyfishi i vlerës që është përcaktuar me vendim qeverie.
“Shtëpia nuk bëhet me 20 milionë. Shtëpia nuk bëhet pa 50 milionë lekë”, shprehet Atem Sinjari.Edhe pse ka kalur një vit, nga premtimi për t’i dëmshpërblyer, banorët janë në pritje, pavarësisht zhgënjimit./tch/a.m.