• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia kërcënohet për sulme me bomba, autoritetet në gatishmëri

by Java News
20/12/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Rusi kanë filluar të paraqiten përsëri kërcënimet anonime për sulme me bomba.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se mijëra persona janë evakuuar gjatë ditës së sotme nga ndërtesat administrative, shkollat, fakultet, qendrat tregtare, spitalet dhe hotelet në Moskë dhe shumë qytete tjera ruse.

Gjatë muajit shtator nga thirrje të tilla, të cilat më pas kanë rezultuar si mashtrim, janë evakuuar më shumë se 2,3 milionë persona në 190 qytete ruse.

Në asnjërin prej rasteve nuk janë zbulur bombat.

Drejtori i Shërbimit Federal për Siguri, Aleksandr Bortnikov, ka thënë më 5 tetor se katër qytetarë rusë janë identifikuar duke supozuar se ata kanë qenë personat që kanë nisur valën e thirrjeve anonime.

Bortnikov ka thënë po ashtu se katër të dyshuarit kanë jetuar jashtë Rusisë, mirëpo kanë bashkëpunëtorë në Rusi.

Më 12 dhjetor, zëvendës ministri i Brendshëm, Igor Zubov, ka thënë se shumica e thirrjeve kërcënuese vijnë nga Siria.

Ai ka përmendur edhe Turqinë, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara, Kanadën, Kazakistanin dhe Uzbekistanin, si vendet prej nga kanë pranuar thirrje telefonike.

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, i ka cilësuar thirrjet si “terrorizëm përmes telefonit”./REL

Next Post
A e dini se puna në tryezë po ju shkatërron shëndetin…

A e dini se puna në tryezë po ju shkatërron shëndetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com