“Erdogan është Hitleri i shekullit tonë”. Thirrja e fortë e basketbollistit Enes Kanter, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luan për ekipin e Nju Jork Niks, ka shkaktuar ‘tërmet’ në Turqi. Ai akuzohet se ka fyer presidentin Erdogan në Twitter.
Pas thirrjes së basketbollistit, një prokuror turk ka kërkuar arrestimin e Enes Kanter. Fill pas këtij lajmi, reagoi edhe basketbollisti është kundërpërgjigjur sërish në Twitter, ndërsa shkruan: “Unë kam thënë më pak se sa e meriton ai njeri pa nder. Shto edhe 4 vjet për mua, mjeshtër”.
Më herët, shteti turk i revokoi basketbollistit Enes Kanter pasaportën dhe lëshoi ndaj tij një urdhër arresti, duke e quajtur “person të arratisur nga drejtësia” pasi dyshohet se ishte përkrahës i Fethullah Gulen.
a.ç