• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria i jep statusin “varrezë historike” vendprehjes së ushtarëve grekë

by Java News
20/12/2017 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, mes të cilave është edhe ai për ‘varrezat historike’ për prehjen e ushtarëve grekë.

Ky vendim u mor në mbledhjen e 13 dhjetorit nga qeveria shqiptare në kuadër të një marrëveshjeje të bërë në kohën e qeverisë Berishës, ndërsa i është dhënë statusi ‘Varrezë historike’ për ushtarët e rënë në vitet 1940-1941 në fshatin Bulart në Bashkinë e Dropullit.

Por vendimi në fjalë kufizon ndërtimin e varreve greke në Bularat, ndërkohë që Greqia kërkoi ndërtimin e varreve në Përmet dhe në Këlcyrë.

VENDIM

PËR DHËNIEN E STATUSIT “VARREZË HISTORIKE” VENDPREHJES SË USHTARËVE TË RËNË GJATË LUFTËS ITALO-GREKE TË VITEVE 1940-1941, ME VENDNDODHJE NË FSHATIN BULARAT, BASHKIA DROPULL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 3/ç, të ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Dhënien e statusit “Varrezë historike”, vendprehjes (varrezës) së ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941, me vendndodhje në fshatin Bularat, bashkia Dropull.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Bashkia Dropull për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

 

 

 

Next Post
Mehmetaj e akuzoi për dhunë, deputeti i PS: Ajo si gjithë aleanca e plehrave donte…

VIDEO/ Konfrontimi mes Bujar Çelës së PS dhe Kejdi Mehmetajt të LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com