David Luiz nuk është më i pëlqyeri i trajnerit Antonio Conte dhe kështu ka humbur vendi e tij në Chelsea. Qendërmbrojtësi brazilian, David Luiz është në kërkim të një skuadre të re, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.
Luiz gjatë janarit pritet të largohet nga Stamford Bridge dhe Barcelona është një mundësi reale, shkruan Sport.
Braziliani i është ofruar Barcelonës, e cila po ashtu është në kërkim të një mbrojtësi, pas lëndimit të francezit, Samuel Umtiti dhe largimit të mundshëm të Javier Mascheranos. Për Luiz interesim ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid, përgatiti ”Express”. (b.an)