Protesta e opozitës para Kuvendit është shoqëruar me momente të tmerrshme, teksa një turmë e madhe militantësh dhe simpatizantësh të PD dhe LSI vërshuan drejt kordonit të policisë, duke e çarë atë dy herë.
Report Tv ka siguruar një video nga turma e njerëzve, ku shihet momenti i tmerrshëm i goditjes së efektivit të “Shqiponjave”. Siç shihet qartë në video, efektivi i policisë është goditur me forcë nga një protestues me një shkop në fytyrë. Nga goditja efektivi është çarë në fytyrë, ndërsa i ka shpëtuar pa iu dëmtuar syri. Menjëherë pas goditjes, ai është marrë nga dy kolegët e tij dhe është larguar nga turma e protestuesve.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në Spitalin Ushtarak ishte dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku pa nga afër gjendjen e efektivit të “Shqiponjave”./ReportTV