Opozita e bashkuar proteston sot përpara Parlamentit, kundër vendimit të maxhorancës për të zgjedhur një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.
PD dhe LSI janë artikuluar qartë për vazhdimin e mandatit të Llallës deri në krijimin e KLP, vendim në shkelje të Kushtetutës dhe i kundërshtuar edhe nga misionet EURALIUS-OPDAT dhe ambasadorët e SHBA-BE.
Ora 10: 00 PS mbështet Arta Markun për kryeprokurore
Ora 09:56 Përfundon mbledhja e grupit të PD, mungon Berisha
Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit të PD, ku Basha dha udhëzimet e fundit për deputetët pak para nisjes së protestës
Ora 09:51 Kryemadhi: Duan të rrëmbejnë kryeprokurorin
“Shqiptaret nuk kane votuar qe ne parlament te perfaqesohet nga njerez te lidhur me krimin. Kjo qeveri eshte e lidhur ngushte me trafikun e droges dhe krimin e organizuar. Votat i kane dhe mund ta rrembejne kryeprokurorin, por nuk do te lejojme. Rama te pije kafe me Mogherinin dhe te mos kthehet me.
Ora 09:48 Pjesë e protestës edhe partitë aleate të PD dhe LSI
Opozita del e bashkuar në protestë.Pjesë e protestës janë edhe partitë aleate
Ora 09:40 Edhe Rama mbledh grupin PS
Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-se ku do të mësohet se cili prej kandidatëve të Kryeprokurorit të Përkohshëm do të hidhet për votim në seancën e sotme parlamentare.
Mesohet Arta Marku ka mbështetjen më të madhe në grupin socialist por akoma nuk ka 28 firma per asnje kandidat.
Tre kandidaturat janë Ermira Tafani, Arta Marku dhe Ferdinand Elezi.
Ora 09:38/ Basha mbledh grupin e PD
Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mbledhur para para nisjes se protestes grupin parlamentar të PD-së. Ne mbledhje pritet te jepen direktivat e fundit te kryedemokratit per protesten e sotme te opozites.
Ora 09:30 Përgatitjet e policisë
Policia ka rrethuar parlamentin, duke bërë një kordon të pakalueshëm.
Ora 08:40/ Basha hyn ne seline e PD
Kryedemokrati Lulzim Basha ka hyre ne seline e PD, ku mesohet se do te beje nje mbledhje te shkurter me grupin e tij paralamentar, para se t’u bashkohen dhe te udheheqin protestuesit.
Ora: 08:00
Protestues nga rrethet drejt Tiranës
Pas thirrjes se opozites, nisen protestuesit nga rrethet drejt Tiranes, ku do te protestojne se bashku kunder zgjedhjes se nje kryeprokurori vetem me votat e shumices.
Opozita sot në protestë para parlementit, ja skenaret
Burimet kanë bërë të ditur se mbështetësit do të tubojnë para të dy hyrjeve të seancës parlamentare, ku nuk përjashtohen as hedhja e sendeve drejt parlamentarëve, por dhe në këtë rast duke shmangur dhunën.
Mësohet po ashtu se do të jenë kryetarët e degëve të PD që do të mbajnë peshën kryesore të menaxhimit të pjesëmarrësve.
Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike do të jenë pjesë e parlamentit, ku do të debatojnë me mazhorancën si dhe do të organizohen për të mos lejuar, sipas tyre, votimin e njëanshëm dhe në shkelje të kushetutës së kryeprokurorit të përkohshëm. Por ashtu si dhe më parë, një pjesë e deputetëve do të dalë nga salla e kuvendit, për tiu drejtuar pjesëmarrësve të protestës.
Demokratëve do ti bashkohen po ashtu dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të partive të tjera parlamentare dhe jo parlamentare.
a.ç