Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet i pajetë në makinën e tij Benz me targa AA 275 BF, rreth orës 11:10, në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”.
Deri në këto momente mbeten të panjohura rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ashtu sikurse autorët e saj. Autoritetet mësohet se kanë gjetur tre gëzhoja pistolete në vendin ku u ekzekutua i riu.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorit po punon për zbardhjen e plotë të saj. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe grupe të Ndërhyrjes së Shpejtë.
a.ç