Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat Veriore dhe Qendrore ndërsa Jugu paraqitet me alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta. Pasditja do të zhvendosë vranësirat dhe reshjet e pakta në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e territorit do të kalojë gradualisht në kushtet e motit të kthjellët.
Në mbrëmje, reshjet largohen nga zonat Juglindore duke bërë që në vend të dominojë mot kryesisht i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin rënie të ndjeshme me 4-5°C gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremumet termike ditore të luhaten nga -2 në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi verior-verilindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
a.ç