• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lëvizje llalliste” e opozitës, si revolucioni i ri kundër “imperializmit amerikan”

by Ylli Pata
17/12/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Opozita PD-LSI, siç e ka bërë të qartë, do të mbajë të hënën një protestë e cila duket se do të nisë një stinë të re konfrontimi antiqeveritar, që sipas të gjitha gjasave do të përfundojë me kërkesa e kushte ndaj mazhorancës. Një lloj çadre e re me një fjalë.

Por thelbi i gjithë kësaj lëvizjeje synon në fund të fundit që të mos lejojë zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm dhe mbajtjen në post, edhe pse i ka skaduar mandati, të Kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla.

Nuk dihet si do të jetë suksesi i kësaj lëvizjeje, pasi do të varet nga rrethanat e brendshme, ato të jashtme, apo edhe me zhvillime të tjera; por në historinë politike shqiptare do të marrë emrin si “Lëvizja llalliste”. Kjo lëvizje tashmë e konsoliduar ka pasur kushtet e saj të pjekjes, faktorët e shpërthimit, dhe natyrisht do të ketë kohëzgjatjen dhe pasojat e saj në historinë e Shqipërisë.

E nisur që në vitin 2016, kjo lëvizje lindi nga një pjesë e politikës shqiptare për të mbrojtur kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili u konfrontua me Ambasadën amerikane në Tiranë, që u hoqi vizat e SHBA-së, vetë Llallës dhe bashkëpunëtorëve të tij kryesorë. Presidenti Ilir Meta, atëherë kryetar Kuvendi doli publikisht dhe mbrojti Llallën, duke sulmuar Donald Lu-në. Pas Metës në këtë pozicion ka ardhur edhe Sali Berisha, ndërsa opozita e Lulzim Bashës po e bën këtë “lëvizje” si një dekalog politik.

Koha do ta tregojë që sa e drejtë dhe sa dialektike është kjo lëvizje konfrontuese, e cila ka pasur edhe ka disa alternativa, ku forcat opozitare mund ta zgjidhnin situatën në favorin e tyre.

Nëse duan që të mos zgjidhet një njeri i Edi Ramës për Kryeprokuror i përkohshëm, mund të vinin kushte, madje edhe propozime konkrete për të imponuar një proces. Ky debat në fakt është bërë dhe Lulzim Basha e ka thënë qëndrimin e tij se procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit e cilëson “pazar”, ndaj i është mbajtur zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm nga KLP-ja siç është shkruar në Kushtetutën e re.

Në këtë pikë, është shumë pozitive qasja e PD-së pasi është afruar në një pozicion që e ka kundërshtuar, madje të gjithë ligjin e Prokurorisë së bashku me të vettingut që e çoi në Kushtetuese, pasi nuk i votoi në Kuvend. Por që të ishte më e besueshme, duhet të jepte një qëndrim më të moderuar se mbajtja në detyrë e Adriatik Llallës jashtë mandatit, qoftë duke zgjedhur një prokuror brenda stafit të tij, nga ata që nuk iu është hequr viza e SHBA-së, që të ishte një figurë me integritet dhe i pranueshëm nga palët. Në fund të fundit, kryeprokurorin e zgjidh Kuvendi dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë.

Çdo lëvizje tjetër do të ishte revolucionare, anarkiste, apo luajaliste, varet si do ta cilësojë historia. Siç ishte epoka qemaliste, esadiste, haxhiqamiliste, zogiste, komuniste, etj. etj., deri sa do të vijmë në lëvizjen më të re, ajo “llalliste”.

Historianët do të kenë paksa vështirësi të gjejnë përveç kushtet e “rebelimit llallist”, edhe arsyet e domosdoshme të shpërthimit të një revolucioni. Pasi si gjithmonë, revolucioni plas atëherë kur nuk ka alternativë për të zgjidhur konfliktet sociale që kanë shpërthyer në shoqëri.

Ndërsa Bernd Fisher, historian i njohur amerikan që është marrë që në adoleshencën e hershme me historinë e Shqipërisë, do ta ketë të pamundur për t’u shpjeguar studentëve të tij se pse “mbajtja e Llallës edhe pas mbarimit të mandatit ishte një zgjidhje pa asnjë alternativë tjetër, gjë që poqi kushtet e një revolucioni, i cili përpos rrëzimit të qeverisë, mbajtjen e zgjedhjeve të reja, fitoren e PD-së dhe LSI-së- tashmë së bashku në qeverisje, mbajtën në detyrë Adriatik Lallën”.

“Profesor, profesor”, do ta pyeste student historianin Fisher: “deri kur qëndroi në detyrë njeriu që provokoi revolucionin në Shqipëri?”

“Deri sa u kapën ‘peshqit e mëdhenj”?…”,  do të përgjigjej profesor Fisheri, duke cituar Donald Lu-në, i cili pas fitores së “lëvizjes llalliste” do të internohet së bashku me George Sorosin në gulagun që Trump hapi pasi lexoi Frrok Çupin….

Enver Hoxha shkroi një libër në kulmin e diktaturës ku nxiste kujt t’ja priste mendja që të bënin revolucion e të përmbysnin qeveritë e ardhura me votë. “Në botë janë pjekur kushtet për revolucion, pasi përplasja sociale është e madhe dhe antagonizmi ka arritur kulmin”, shkruante Enveri, me gjasë me dorën e Sofokli Lazrit, më të shkolluarit në kupolën komuniste.

Edhe kjo lëvizje që nis të hënën, ngjan me një lëvizje kundër imperializmit amerikan, pasi konflikti me Donald Lu-në kanë arritur pikun dhe diku do shpërthejë.

Next Post
VIDEO/ Shoferi i dehur futet kundravajtje në Sauk, policia shmang aksidentet

VIDEO/ Shoferi i dehur futet kundravajtje në Sauk, policia shmang aksidentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
Gjyqi i Lindsay Clancy përfundon pa vendim, juria dështon të arrijë unanimitet për vrasjen e tre fëmijëve

Gjyqi i Lindsay Clancy përfundon pa vendim, juria dështon të arrijë unanimitet për vrasjen e tre fëmijëve

September 4, 2026
Lëkundje tërmeti në Elbasan, detajet e para

Lëkundje tërmeti në Elbasan, detajet e para

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com