Gati kater muaj pas arrestimit te dy shokeve, bashkepunetore ne shperndarjen e droges, kryesisht heroine prane nje shkolle ne Tirane, policia prangosi te riun Emiljano Sinani. Kontrolli i policise ne banese i zbuloi sasi droge, qe u sekuestrua ne cilesine e proves.
Njoftimi i plote
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshur urdhër arresti Nr. 1745 /2017, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkpunim” të llojit Heroinë dhe Cannabis Sattiva” , ku me datë 15.12.2017, pas hetimit intensiv dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur arrestimi i shtetasit të lartpërmendur, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– Një dozë e dyshuar si lënde narkotike e lllojit “Heroine”, 22 tableta të dyshuara “Metodan”, një sasi e vogël Cannabis Sativa, një sasi e konsiderueshme vlerë monetetare, 1 mjet tip ” Ford” dhe një aparat celularë markës ” Blackberry”.
Më datë 11.09.2017, u kapën ne flagrancë dhe u arrestuan shtetasit J.F. dhe D. Sh., si dhe u shpall në kërkim shtetasi i mësipërm si bashkëpuntorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pasi në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, pranë një shkolle, gjatë kontrollit të ushtruar, dy shtetasëve të arrestuar iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.