Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri, pasi ditën e mërkurë ka aksidentuar një të mitur.
Grisild Lleshaj 21 vjeç, banues në Mamurras është arrestuar, pasi në aksin rrugor Sukth-Maminas, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale S.M. 7 vjeçe, banuese në Shijak, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.
a.ç