Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin po zhvillon një takim në këto momente me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nuk dihet ende fokusi i bisedës së këtij takimi mes Xhafajt dhe Vlahutin.
Takimi vjen në një kohë kur politika është mbërthyer nga polemika të ashpra sa i takon zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm. Si SHBA ashtu edhe BE përmes përfaqësuesve të tyre në Tiranë kanë shprehur se Kuvendi duhet të veprojë sipas Kushtetutës, për të zgjedhur pasuesin e Adriatik Llallës i cili do qëndrojë në detyrë me një mandat të përkohshëm