Pas deklaratave të Lulzim Bashës, ku theksoi se opozita nuk do të pranojë një kryeprokuror të përkohshëm të zgjedhur nga maxhoranca, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një statusi në facebook, Rama shkruan:
“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën! Hajde politikë hajde“, shkruan kryeministri
Më herët Basha deklaroi se Edi Rama ka parashikuar me ligj diçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën, pra, Prokuror të Përkohshëm, që ta diktojë vetëm me votat e tij.
Pasi hodhi akuza edhe ndaj ambasadorit LU, Basha akuzoi maxhorancën se po tenton të zgjedhë një prokuror politik për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit.
“Qëllimi është të lirojë nga akuzat Tahirin, Dakon, oficerët e policisë në kërkim, Sejdinin, Gjinkurin, Ahmetajt dhe veten e tij‘, tha lideri i PD
javanews.al/a.ç