Kryeministri Edi Rama, bashkë me urimin e sotem per nje dite te mbare per gjithe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, ndan me ta nje lajm te mire sa i takon shifrave te punesimit, i cili sipas tij shenon rritje, ndërkohë që papunësia vijon rënien e vazhdueshme.
Kreu i qeverisë i referohet shifrave të INSTAT, në anketën e publikuar një ditë më parë konstatoi rënie të papunësisë në shifrat e 13.6%. “MIRËMËNGJES 😀 dhe me lajmin e mirë që vijon rritja e punësimit dhe rënia e vazhdueshme e papunësisë duke shënuar për 3-mujorin e tretë 2017 rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3-mujori i parë 2014, ju uroj një ditë të mbarë”– shkruan Rama.
(Postimi Ramës për punësimin)
Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e tretë të vitit shkalla e papunësisë në vend ishte 13.6%. Kjo shkallë është 1.1% më e ulët sesa i njëjti tremujor i një viti më parë dhe 0.3% më pak se tremujori i dytë i këtij viti. Referuar shifrave të anketës së Forcave të Punës vihen re disa tendenca të tregut. Së pari sektorët që kanë gjeneruar më shumë punësim kanë qenë shërbimet dhe industria në raport me tremujorin e 2016-ës ndërsa bujqësia ka vijuar të tkurret. Kurse në raportin femra dhe meshkuj të papunë, shkalla mbetet më e lartë tek të dytët.
a.ç