Së pari, niveli i tarifave, i parashikuar ne kete ligj, eshte here ne mungese te nje studimi te
thelluar dhe, ne krahasim me tarifat e sotme, ka nje rritje drastike dhe te menjehershme te
tarifave, gje e cila paraqet rrezik te larte per veshtiresimin e aksesit ne drejtesi per shtresat ne nevoje.
Së dyti, mekanizmat e parashikuara ne kete ligj per mbrojtjen e shtresave te pamunduara te shoqerise per te perballuar tarifat e reja gjyqesore, nuk jane te pershtatshme. Mungojne
dispozitat e qarta qe garantojne mbrojtjen e nevojshme. Dispozitat e miratuara ne kete
drejtim nuk garantojne sigurine ligjore.
Së fundmi, parashikimet e ketij ligji nuk ndihmojne ne menyren e duhur per zgjidhjen e
problematikes se financimit te pamjaftueshem te sistemit gjyqesor, megjithese ky ligj
parashikon rritjen e tarifave ne sherbim.