• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

MEMORANDUMI/ Qeveria & BSH: Emigrantë, ja ku mund të investoni në vendlindje

by Java News
11/12/2017 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Për Shqipërinë, dërgesat e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut (remitancat), përfaqësojnë një burim të qëndrueshëm dhe të konsiderueshëm të hyrash, të cilat tejkalojnë edhe investimet e huaja direkte, duke përbërë në këtë formë një burim të qenësishëm financimi të rritjes ekonomike.

Qeveria po synon të rrisë informacionin për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë atdheut për mundësitë e investimeve në vendlindje. Anëtarët e diasporës duhet të jenë në gjendje të investojnë në Shqipëri nën këshillat e ftohta të sistemit bankar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko nënshkruan të hënën një memorandum mirëkuptimi me qëllim rritjen e efikasitetit të përdorimit të dërgesave të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut. Ministri Majko nënvizoi rolin e sistemit bankar në vend në këshillimin e diasporës për të parë mundësitë reale për investim në Shqipëri.

“Ofrimi i informacionit për mundësitë e investimeve në vendlindje janë ftesa për të ardhme të ndryshme ekonomike. Anëtarët e diasporës duhet të jenë në gjendje të investojnë në Shqipëri nën këshillat e ftohta të sistemit bankar. Qeveria nuk mund ta zëvendësojë partneritetin e përkohshëm të saj me këshillën gjakftohtë dhe afatgjatë që vjen nga tradita bankare”, u shpreh Majko.

Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se një sërë hapash të përbashkëta do të ndërmerren nga institucionet shqiptare, me përpjekjen për t’i dhënë vendin që meriton kontributit financiar që shqiptarët e emigruar bëjnë për mirëqenien e familjeve të tyre në Shqipëri dhe jo vetëm. “Ky kontribut rezulton po kaq vital edhe për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të vetë vendit”, deklaroi Guvernatori Sejko.

Sejko nënvizoi se ka ardhur të koha tregojmë më shumë kujdes, vlerësim dhe mirënjohje për ata dhjetëra mijëra bashkë atdhetarë që mes sakrificash të shumta vazhdojnë të kontribuojnë në mirëqenien e kombit tonë, duke sjellë një pjesë të kursimeve pranë familjeve të tyre.

“Inkurajojmë të gjithë industrinë bankare dhe aktorët e tjerë të sistemit financiar që të kontribuojnë në këtë inciativë me vizion dhe produkte konkrete për vetë faktin se ju mund të luani një rol të veçantë në mobilizimin sa më efikas të remitancave”, u shpreh ai

Remitancat vlerësohen të kenë një impakt domethënës në familjet shqiptare, në reduktimin e varfërisë dhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës. Studimet e kryera nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore tregojnë që të ardhurat e përftuara nga remitancat alokohen kryesisht për konsum, mjekim dhe arsimim, por edhe për kursim e investime, këto të fundit kryesisht në banim.

Sipas Bankës së Shqipërisë pjesa më e madhe e remitancave hyn në vend përmes institucioneve financiare që mundësojnë transferta parash, e më pak përmes atyre bankare. Ndërkohë, në nivele ende mjaft të larta është dërgimi i tyre në formën e parasë cash. Sipas vrojtimit të Bankës Botërore të kryer në vitin 2016, është arritur në konkluzionin se arsyet për përdorimin e ulët të kanaleve bankare janë kostot e larta të transferimit të parave, dhe se procedurat e transferimit vlerësohen të koklavitura.

Kostot e dërgimit të remitancave në Shqipëri vlerësohen në 9.4% të shumës së dërguar, krahasuar me një mesatare të rajonit, në nivelin 7.2%. Ndaj Guvernatori Sejko tha se Banka e Shqipërisë sugjeron një vëmendje më të shtuar në drejtim të reduktimit të kostove të transfertave, dhe përmirësimit ose dizejnimit nga e para të produkteve dhe shërbimeve të dedikuara për këtë segment të popullatës.

Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë angazhohet në modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturave të sistemeve të pagesave, apo përshtatjen e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian, në funksion të një tregu të hapur, pa barriera dhe konkurrues.

Për të pasur një vështrim më të plotë të remitancave në të gjitha dimensionet, Banka e Shqipërisë do të prodhojë një botim të dedikuar, i cili do të prezantohet në qershor të çdo viti, periudhë e cila përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Dërgesave në Para pranë Familjeve – 16 Qershorin.

ma.me

ma.me
Next Post
Forcimi i ekstremit të djathtë në Gjermani “trondit” bursat, bie euro

Euro sërish në rënie përballë lekut, në nivelin më të ulët prej fillimit të Nëntorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

October 20, 2026
Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

October 20, 2026
VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

October 20, 2026
Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com