Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Durrës. Një automjet tip “Audi” ka përplasur një motor ku udhëtonin burrë e grua. Përplasja ka ndodhur në hyrje të qytetit sapo lë një kryqëzim semafori.
“Audi” ka përplasur motorin dhe për shkak të përplasjes së fortë burri ka përfunduar pa ndjenja në rrugë, ndërsa gruaja e larë në gjak ishte ende e vetëdijshme por në gjendje shoku.
Ambulanca e parë ka marrë burrin dhe më pas e dyta mori gruan. Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin ndaloi 100 metra më lart dhe u ndalua nga policia. Nuk dihet ende se kush ishte fajtor për aksidentin.
Dëshmitarët thanë që gruaja sapo kishte dalë nga puna në Universitetin e Durrësit, ku punonte si sanitare./BW