Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato i ka bërë apel bizneseve në vend që të japin kontributin e tyre për familjet e prekura nga përmbytjet.Përmes një statusi në Facebook, ministrja kërkon solidaritet për situatën që kaloi vendi si pasojë e reshjeve të dendura.
Statusi i plotë: SOLIDARITET
Gjatë ditëve të fundit vendi ka kaluar në një situatë kritike për shkak të reshjeve të shumta dhe disa biznese janë prekur nga kjo lloj emergjence. Padyshim zyra të cilën përfaqësoj do të jetë një mbështetëse e problematikave të tyre.
Nga sot në bashkëpunim me prefektët dhe pushtetin vendor do të jemi në krah për evidentimin e problematikave që ata tashmë po përballen. Nga ana tjetër gjej rastin të bëj një apel në raport me ndihmën që secili nga ju mund të japë, ndihmë në veshje, ushqime, batanije, ujë e çdo lloj kontributi konkret në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytja. Për çdo lloj iniciative ju lutem na kontaktoni.
ma.me