Policia italiane ka identifikuar kamionistin shqiptar që më herët gjatë ditës u ndalua në portin e Barit, duke transportuar një saisi prej 2.4 kg heroinë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, që i referohen burimeve nga grupi hetimor, ai rezulton se është shtetasi me inicialet K.D, nga Durrësi dhe me kamionin e tij po transportonte brava dyersh për llogari të një kompanie në Tiranë.
50-vjeçari e bënte rregullisht rrugën detare Shqipëri-Itali dhe nuk ka patur precedentë penalë, raportojnë burimet zyrtare nga policia italiane./a.m.