OSHEE jep informacion për furnizimin me energji elektrike ku si pas tyre janë të stakuar në rang vendi plot 31 fidera.
Intensifikimi i reshjeve të shiut në disa rajone të vendit ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik ndërsa në disa raste Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është dashur të kryejë stakime të përkohshme për shkaqe sigurie të punonjësve dhe sistemit elektrik në ato zona ku uji ka prekur kabinat.
Sipas të dhënave të orës 11:00, rezulton të jenë të stakuar në total në rang vendi 31 fidera. Rajoni më i prekur për momentin është ai i Fierit ku janë 10 fidera të stakuar, më pas është pjesa e periferisë së Tiranës me 5 fidera. Në Shkodër nuk furnizohen me energji 5 fidera që mbulojnë kryesisht zonat e thella malore. Po në zona të thella ka problematikë edhe në rajonin e Korçës ku janë të stakuar 3 fidera, në atë të Burrelit, Vlorës dhe Gjirokastrës ku ka respektivisht nga 2 fidera pa energji. Në rajonin e Elbasanit dhe në atë të Kukësit ka respektivisht nga 1 fider pa energji.
Aktualisht, punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren në gatishmëri të plotë për eleminimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në punë. Të gjitha linjat 35 kV, N/Stacionet dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë.
a.ç