Nën drejtimin e kryeminsitrit Rama, është mbledhur Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile. Gjatë fjalës së mbajtur kryeminsitri tha se dëmet janë shumë më të pakta se ato të dy viteve më parë.
“Dëmet vazhdojnë të projektohen shumë më të reduktuara se sa gjatë krizës së dy vieteve më parë falë punës pa ndërpreje dhe të mirëoorganizuar, falë pastrimit të kanaleve në gjithë këto territore dhe sigurisht edhe falë investimeve të bëra qoftë në shtratin e lumit të Vjosës qoftë edhe në bashkitë e reja. Një risi e madhe, por me një vlerë të shtuar ka qenë vijimi pa pushim i operacioneve gjatë natës me gjithë riskun shumë të lartë për trupat e ndërhyrjes”, tha Rama.
Ai tha më tej se fatura e kompensimeve duhet përgatitur me seriozitetin më të plotë në mënyrë që askush prej njerëzve të prekur të mos mbetet jashtë listës.
“Planet për rivendosjen e situatës normale të infrastrukturës duhen përgatitur me shpejtësi”, tha më tej Rama.
Raportimet për situatën:
Sandër Leshi: Sa i përket digave gjendja është njësoj si ditën e djeshëm. Nuk a ndonjë ndryshim pasi Fierza është duke punuar njësoj. Kemi 507 familje të evokuara dhe mbi 1009 mijë familje të shpëtuara. Po ashtu janë shpëtuar dhe kafshë. Për sa I përket rrugëve janë pjesërisht të zhbllokuara, po ashtu dhe energjia elektrike. Ka pasur problem ujësjellësi i Bovillës. Numri i shkollave të dëmtuara janë 49 të cilat nuk do të fillojnë normalisht mësimin. Masat e marra janë shtuar kapacitet dhe operacionet. Kanë ardhur 34 forca nga Kosova. Kamë marrë pjesë në 614 forca të përfshira dhe mbi 150 mjete.
Shemci Prenci, Drejtor i Emergjencave Civile: Janë dëmtuar 13 ura në të gjithë Shqipërisë. Përmbytjet kanë qenë më të shumta në Krujë, në Frakull dhe Levan. Argjinaturat janë të dëmtuara por nuk janë të shkatërruara. Është shkaktuar një përmbytje në zonë e Zemlakut, i cili ka dëmtuar energjinë elektrike. Nuk do të ketë më prurje shiu siç ka pasur. Nuk do të ketë dalje të ujit nga argjinaturat.
/a.m.