Policia e Shtetit ben thirrje per gjithe ata qe ndodhen ne levizje te kene kujdes me kalimin ne Selishte, ne aksin rrugor Levan -Tepelene.
“Ky segment ne kete vend i kalueshem me veshtiresi. Policia Rrugore ne dy dyja kahet e levizjet duke orientuar dhe ndihmuar levizjen e automjeteve”- njofton policia.
Ajo u ben thirrje drejtuesve te automjeteve: “Tregoni kujdes, respektoni rregullat e qarkullimit dhe keshillat e orientimet e Policise Rrugore”.
Me heret u njoftua se për shkak të reshjeve të shumta që vijojnë të bien, aksi rrugor nacional i cili lidh Komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohet dhe nuk do të lejohet kalimi në këtë aks i mjeteve apo i këmbësorëve, pasi rrezikohej shkeputja e shpatit te malit.