Një rastësi e çuditshme ka ndodhur gjatë pritjes në Presidencë me rastin e 28 Nëntorit pasditen e djeshme.
Fotografia e shpërndarë nga institucioni në fjalë ka ngjallur hilaritet te shfletuesit. Bëhet fjalë për pozicionimin e Edi Ramës teksa fliste presidenti Meta.
Një rastësi sa e pazakontë, po aq edhe ironike, e bën Ramën të duket sikur ka përkrenaren e Skënderbeut mbi kokë. Pa përmendur edhe krahët e shqiponjës që i “rrinë” fiks…
Në fakt, një krahasim mes Ramës dhe Skënderbeut u bë edhe gjatë fushatës së fundit elektorale nga deputetja e sotme Elisa Spiropali.
Por duket se Rama “e fitoi” përkrenaren dje nga Presidenca. Dhe thonë pastaj se nuk ka zot ky vend… /JavaNews/b.d