Nga David Gergen
Është bërë i zakonshëm mendimi midis mbështetësve të Donald Trump, se Presidenti dhe ekipi i tij po përballen me sulmet më të ashpra të shtypit që nga ditët më të errëta të administratës të Richard Nixon.
Ata kanë një të drejtë. Tom Patterson, një profesor në Qendrën Shorenstein të Shkollës së Harvard Kennedy, ka analizuar ndjekjen e shtypit të presidentëve këtu e disa dekada. Studimet e tij kanë zbuluar se jo vetëm Trump mori një mbulim domethënës negativ gjatë fushatës së përgjithshme zgjedhore të vjeshtës së kaluar, por gjithashtu mbulimi i muajve të parë të presidencës së tij ka qenë brutal. (Duhet të theksohet se Hillary Clinton mori pothuajse po aq shumë mbulim negativ në fushatë.)
Në përgjithësi, thotë Patterson, rreth 80% e mbulimit të 100 ditëve të para të Trump në detyrë ishte negativ. Duke u kthyer në kohën e Bill Clinton, asnjë drejtues tjetër ekzekutiv nuk ka pasur rezultate të tilla të tmerrshme.
Me fjalë të tjera, ne jemi dëshmitarë të një lufte midis Trump dhe shtypit, duke u përmendur çdo ditë në gazeta dhe televizion. Çdo mëngjes sjell një zbulim të ri; çdo mbrëmje preket një përplasje tjetër. Është e vështirë të kujtohet ndonjë sekretar i shtypit tjetër që nga Ron Ziegler i Nixon, i cili është ballafaquar me kaq shumë dyshime nga Fuqia e Katërt.
Megjithatë, ajo që është po aq e habitshme është se sa pa memorje kjo Shtëpi e Bardhë është, për gjërat që kanë shkuar keq dhe si t’i rregullojë ato. Skuadra e tij është po aq sfiduese për historinë, sa është ndaj traditave të ndershme në lidhje me marrëdhëniet mes shtypit dhe qeverisë. Ose ata vuajnë nga paaftësia masive ose nga arroganca e jashtëzakonshme.
Historia ka qenë mjaft e qartë: Presidentët që kanë ndërtuar marrëdhëniet më të mira me shtypin janë ata që respektojnë vendin e saj në jetën amerikane, kanë gëzuar një marrëdhënie me lëshime dhe shtrëngime me gazetarët dhe kujdeseshin për të vërtetën.
Nga demokratët si Franklin Roosevelt dhe Jack Kennedy deri tek republikanër si Teddy Roosevelt dhe Ronald Reagan, mbulimi i shtypit ka qenë shumë më i favorshëm sepse ata liderë në Zyrën Ovale nuk ishin vetëm një kopje e mirë, por burra të karakterit në jetën e tyre publike.
Reagan jep shembullin më të rëndësishëm për republikanët sot. Nga establishmenti i Uashingtonit deri tek drejtuesit e transmetimeve në Nju Jork, Reagan u mbante në një nivel minimal konsiderate të lartë kur ai erdhi për herë të parë në kryeqytet.
Clark Clifford, një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, e quajti atë “një të ngathët të dashur” në një darkë të Georgetown. Ndërkohë, një korpus i shtypit liberal përgatitej për përballje serioze kundër presidentit më konservator në kohët moderne.
Por Reagans me zotësi zhdukën tensionet kur ata pranuan një ftesë për darkë nga Katherine Graham, atëherë botuese e The Washington Post. Reagans i thanë Graham dhe të ftuarve të saj se ata kishin për qëllim të bëheshin fqinjë të mirë, dhe ata kështu bënë. Graham dhe Nancy Reagan shkuan aq mirë sa u bën mikesha të përjetshme.
Në Shtëpinë e Bardhë, me bekimin e Reaganit, shefi i shtabit Jim Baker krijoi një mjedis që ishte kryesisht – jo gjithmonë – i kujdesshëm ndaj gazetarëve. Jim Brady, sekretari i shtypit në ditët e para, u bë një i preferuar i shtypit dhe, pasi u qëllua në një tentativë për vrasje kundër Reaganit, pasardhësi i tij Larry Speakes bënte çmos për t’i informuar gazetarët me besueshmëri.
Baker vetë ishte një mjeshtër me shtypin. Lou Cannon dhe Ann Devroy i Washington Post, së bashku me gazetarë të tjerë të shtypit të shtypur dhe transmetuar, kishin qasje të shpejta nga Baker në histori të mëdha. Me këmbënguljen e Baker, disa prej nesh në staf do të takoheshim çdo javë me gazetarët nga revistat javore të lajmeve.
Më shumë se kaq, ka pasur një kulturë të të treguarit të së vërtetës. Ne definitivisht u rrëmbenim në disa histori, duke vënë informacion të rremë (për shembull, rreth një pushtimi të Grenadës), por një çmim i lartë u vendos për kryerjen e lajmeve të drejta.
Kur një histori e ndjeshme e sigurisë kombëtare po dilte dhe Baker më informonte paraprakisht për atë që mund t’i zbulohej shtypit, motoja e tij ishte: “Unë nuk mund të të tregoj gjithçka, por unë kurrë nuk do të gënjej ty”. Kjo ishte ajo që ne u përpoqëm të bënim në bisedën me gazetarët.
Ashtu si shumica e politikanëve, Reagan mund të ekzagjeronte duke dashur të theksoi diçka, por ai urrente të kapej duke thënë një gënjeshtër. Për shembull, ai kishte thënë se kishte 151 taksa mbi një copë bukë dhe se pemët lëshojnë gazra që vrasin më shumë njerëz sesa emetimet e veturave.
Një ditë në Shtëpinë e Bardhë, kur shtypi e sulmoi atë për “tregime false”, më kërkoi të verifikoja saktësinë e këtyre tregimeve. Për fat të keq, gjeta se pohimet e tij rreth bukës dhe pemëve nuk u përputheshin fare. Duke mbrojtur Presidentin në podiumin e shtypit, mendova se nuk kisha zgjidhje tjetër veçse t’i kujtoja të gjithëve fuqinë e shëmbëlltyrave – një argument i çalë sigurisht, por episodi më nënvizoi rëndësinë e të vërtetës në Shtëpinë e Bardhë.
Nuk ishte vetëm gjëja e duhur për të bërë, por ishte edhe më e efektshme për qeverisjen. Brenda Shtëpisë së Bardhë, nuk prisnim që çdo histori rreth Reaganit të ishte e favorshme; ne do të bënim gabime dhe do të dinim se Cannon ose Devroy do të na thërrasnin mbi ato. Ashtu siç duhej.
Ajo që ne po kërkonim ishte mbulimi i drejtë. Ai shndërroi shumë të tjerë: Mark Hertsgaard shkroi një libër të ashpër, “On Bended Knee”, duke akuzuar trupat e shtypit për të qenë shumë të butë ndaj Reaganit. Unë nuk pajtohem me premisën e tij (ai nuk e paraqiti plotësisht drejtë goditjen që Reagan mori rreth skandalit Iran-Contra). Por Reagan mori mbulim të drejtë. Dhe, sinqerisht, një president nuk duhet të kërkojë më shumë se kaq.
Duke shikuar prapa, Peggy Noonan kapi një pikë thelbësore rreth lidershipit të Reagan në librin e saj “Kur Karakteri ishte Mbreti”. Ajo bindshëm argumentoi se karakteri i tij si një udhëheqës publik ishte themeli i suksesit të tij. Ai u përpoq të ishte i besueshëm, kishte vlera tradicionale dhe kishte një zemër të mirë. Historiani David McCullough e shprehu mirë në biografinë e tij të Harry Truman: Karakteri është pasuria më e rëndësishme e një presidenti.
Washington Post ka raportuar se gjatë 298 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë ose ka shkruar rreth 1.628 të pavërteta ose deklarata mashtruese, mesatarisht 5.5 të tilla në ditë. Dhe mesatarja është në rritje, deri në nëntë pretendime në ditë në 35 ditët e fundit.
Në vend që të shqetësohej rreth “lajmeve të rreme”, Presidenti do të bënte mirë të lexonte Peggy Noonan mbi Reagan dhe të fokusohej në ndërtimin e karakterit të tij./CNN –Lexo.al