Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi foli me tone të ashpra për situatën në vend, duke mos kursyer as kryeministrin Edi Rama por dhe nderkombetaret, qe sipas saj i ka blere.
Nga podiumi Kryemadhi sulmoi Ramën duke thënë se ai po varfëron shqiptarët dhe po kërrus Shqipërinë. Megjithatë në vijim të akuzave, kryetarja e LSI nuk ka dhënë emrat e perëndimorëve që kanë pranuar të blihen nga Rama.
“Sot jemi në një udhëkryq midis të ardhmes të ardhmes dhe shpërbërjes, Shqipëria po mblidhet nga hallet që po e kërruset çdo ditë.
Shqiptarët po varfërohen çdo ditë dhe më shumë. Po kërruset nga një grup njerëzish. I them këto fjalë pasi ndjej dhimbje, revoltë dhe përgjegjësi.
Misioni im është t’ju udhëheq juve së bashku me Klajdën, Irisin etj. Ky mision bëhet i mundur me bashkëpunimin e të gjithëve. Ta shpëtojmë rininë tonë e cila po ikën çdo ditë e më shumë.
Ta shpëtojmë edhe kryeministren e rënë.
Me paratë e tyre blejnë institucione dhe vota, blejnë ndërkombëtarët, por harron se Edi Rama është pronë e drogës, krimit, makthit të tij. Ky njeri nuk mund të zhdukë fobitë e tij për të larguar shqiptarët.
Ky njeri nuk mund ti shpërndajë shqiptarët“, deklaroi Kryemadhi. /b.d