Ministri Fatmir Xhafaj ka dhëne një deklaratë për mediat, pas konferencës në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve. Në këtë reagim ai shpjegoi se si do të funksionojë Vettingu dhe kur do të mbyllet.
Sipas tij Vettingu është në proces dhe pritet të mbyllet brenda vitit 2018.
“Vettingu në polici është në procesin e hartimit të ligjit, do të njiheni me aktet nënligjore.. Me synimin dhe shpresën dhe me asistencën ndërkombëtare që të mbyllet brenda këtij viti”, deklaroi ai.
Sa policë do të largohen?
“E kam shumë të vështirë të them sesa nuk do të plotësojnë kriteret e policisë së Shtetit. Le t’ia lëmë kohës”, përfundoi Xhafaj.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka një rol të rëndësishëm në procesin e Vetingut. I pyetur për lajmet se DSIK ka përjashtuar 20 efektivë, Xhafaj u përgjigj se “Duhet të pyesni ata, pasi është një proces që e bën ky institucion dhe ne e marrim atë të mirëqenë” përfundoi ai./a.ç