Prokuroria për Krime të Rënda lexoi sot pretencën për 5 të pandehurit e dosjes Lazarati. Në përfundim të gjykimit, organi i akuzës kërkoi 14 vjet burg për Arbion Alikon, 11 vjet burg për Alfred Prokon.
Për të pandehurin Gurgaz Skënderi u kërkua denimi me 13 vjet burg, për Beqo Brahimajn 8 vite burg, ndërsa për Enriko Skënderin prokuroria kërkoi dënimin me 11 vite burg.
Të pandehurit akuzohen për sulmin me armë ndaj efektivëve të RENEA-s gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar nga policia 2 vjet më parë në Lazarat.
a.ç