Gardiani kuqezi Thomas Strakosha në një prononcim për “Sky Sport” ka komentuar dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusi 2018.
Strakosha është shprehur i trishtuar për eliminimin e axurrëve, madje më shumë për Buffonin që sipas tij ishte e vështirë ta shihje të trishtuar pas ndeshjes.
“Modeli që unë ndjek është babai im, por idhull kam Buffonin. Ishte e vështirë ta shihje të trishtuar pas ndeshjes kundër Suedisë. Italianët prisnin kualifikimin në Botëror dhe Buffon meritonte një largim ndryshe nga ‘axurrët’. Më trishtoi shumë. Parolo dhe Immobile ishin gjithashtu shumë të dëshpëruar. Nuk jam mësuar t’i shoh kaq të trishtuar, por është normale, sepse Botërori është diçka speciale. Ndjenin peshën e përgjegjësisë për të çuar Italinë në ‘Rusi 2018’. Nuk ia dolën, por bënë maksimumin. Iu mungoi edhe fati. Ata janë profesionistë dhe tashmë jemi të përqendruar te derbi kundër Romës”, tha Strakosha.
a.ç