Partia Demokratike vazhdon sulmet ndaj MEPJ këtë radhë, pasi kjo e fundit vazhdon negociata dhe ka hapur një kapitull të ri marrëdhënie me fqinjët helenë.
“Mirëpo, mesa duket PD i ka djegur shumë që falja e detit nga Basha e Berisha nuk u realizua, ndaj dhe ka nisur sulmet. Njeriu në PD që merret me politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, ka sulmuar sot MEPJ pasi sipas tij, në grupin negociator ka përfshirë një zv.ministre nga minoriteri grek. Një gënjeshtër e trashë, aq e trashë e i dukshëm sa ç’është edhe fakti se si Çollaku s’njeh ambasadoren tonë në Greqi dhe e quan Zv.ministre” – shkruan Lexo.al
Çollaku nga padija apo dëshira për të manipuluar, gënjen. Sepse në fakt ajo që pretendon Çollaku nuk është zv.ministre, por ambasadorja e Shqipërisë ne Greqi, Adriana Hobdari
Turp ta thuash e jo me ta bësh, që të vësh për politikën e jashtme një përgjegjës si Keshniku, që nuk njeh ambasadorët e vendit të tij në vendet që janë partnerë strategjikë.
Kishte kohe gjithë këto ditë që të informohej mbi delegacionin e ç’është diskutuar për aq sa ministritë kanë folur, por mesa duket rëndësi për Nikun e Bashës ka të dalë në media dhe kaq. m.f/Lexo.al
Ja si shprehej sot Kreshniku për Shekullin:
“Kam një emër. Sipas informacioneve që unë kam, pjesë e grupit të punës në Ministrinë e Jashtme është një zëvendësministre që është minoritare. Nuk i mungon asnjë lloj respekti nga ana ime, madje është gjë e mirë që ajo është zëvendësministre, por përfshirja e saj në këtë proces duke qenë se është minoritare dhe është subjekt i negociatave, është e ndikueshme në kuptimin e interesit. Është e rekomandueshme që në këtë proces të përfshihen njerëz që nuk janë të përfshirë emocionalisht. Për mendimin tim sjellja e delegacionit shqiptar le për të dëshiruar. Një ministër që shkon të negociojë për territorin nuk mund të kërcejë valle me gajde. Unë mendoj se nuk e ndihmon seriozitetin, në raport me Greqinë; qeveria shqiptare ka pasur dy qëndrime ekstreme: ose është sjellur si fodulle, ose akrobate cirku, siç ishte rasti i Kretës.”