Anastas Angjeli, PS: Do ishte mirë që të ishte dhe vota e opozitës, të ishte votë me altenativat e veta për përmirësimin e këtij buxheti.
Jorida Tabaku, PD: Unë nëse mund t’i vë një emër këtij buxheti është “Buxheti i oligarkëve”. Ky buxhet rrit taksat për të gjithë bizneset e vogla, rrit taksat për qytetarët, vendos rritjen e akcizës, por nga ana tjetër ofron lehtësira fiskale vetëm për një grusht njerëzish, të cilët do t’i vendosi kryeministri se kush janë”
Blerina Gjylameti, PS: Synojmë një rritje ekonomike mbi 4 për qind. Kemi një deficit buxhetor që është sa gjysma e rritjes ekonomike, pra 2 për qind dhe kjo tregon përgjegjshmëri maksimale.
Albana Vokshi, PD: Është buxheti, i cili qartësisht ka një plan të lig për të pastruar paratë e drogës, krimit nëpërmjet skemës së famshme PPP, të cilat tashmë i kemi parë të dështuara.
A është ky buxheti që na afron me BE-në?
Anastas Angjeli: Padyshim Shqipëria pret vitin e ardhshëm hapjen e negociatave me BE dhe ky projektbuxhet ruan të gjitha parametrat dhe standardet që kërkon Bashkimi Europian, që kërkojnë institucionet ndërkombëtare sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me treguesit makroekonomik dhe politikat e zhvillimit.
Jorida Tabaku: Ne diskutuam edhe buxhetin e integrimit dhe jo vetëm për institucionet e integrimit, por buxhetin që lidhet me të gjitha prioritetet e integrimit dhe fatkeqësisht prioritetetet e integrimit nuk gjejnë asnjë vend.
Blerina Gjylameti: Besoj që e thëna që na ofron më shumë është pikërisht se të huajt që duan të investojnë këtu, është përgjegjshmëria, klima e biznesit, sigurinë.
Albana Vokshi: Ky buxhet jo vetëm nuk e afron, por përkundrazi e largon edhe më shumë hapa më tej Shqipërinë nga Europa dhe e çon më larg procesin e integrimit.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI: Buxheti 2018 rrit taksat për 99 për qind të shqiptarëve që janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 përqind të oligarkëve që janë klientë të qeverisë. Buxheti nuk parashikon rritje pagash dhe pensionesh, ndërkohë që tatimi për të ardhurat e qytetarëve janë rritur mbi dyfish, sikurse është rritur me mbi 50 për qind tatimi mbi vitimin për bizneset në katër vitet e fundit. Buxhet per oligarkine.
ma.me