Një 37- vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.
Mësohet se nga aksidenti është lënduar Armando Osoja, i cili ishte në drejtim të automjetit, djali i tij i mitur, 11- vjeçari B.O, si dhe një pasagjer 33- vjeçar me iniciale R.S.
Sipas policisë së Beratit, drejtuesi i mjetit dhe djali i tij 11- vjeçar kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 33- vjeçari R.S, është dërguar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Armado Osoja është arrestuar pasi nga testi i alkoolit ka rezultuar të ishte në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.11.2017, nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Armando Osoja, 37 vjeç, banues në lagjen Çirim, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrotondoja e Çiflikut’’, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA118AB, ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rruge.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtusi i mjetit dhe djali i tij shtetasi B.O, 11 vjeç të cilët ndodhen jashtë rezikut për jetën.
Pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet shtetasi R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po merr ndimë mjeksore në Spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rezikut për jetën.
Nga testi alkolit i kryer me aparatin Drager drejtuesi mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’’ dhe ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit’’, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.
a.ç