• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik heroine nga Shqipëria në Napoli, “Smoke Snake” vë në pranga 26 persona

by Java News
13/11/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia italiane ka goditur një grup kriminal ku janë sekuestruar 38 kilogram marijuanë dhe 7.4 kilogram heroinë.

Mësohet se drogë më vlerë mbi gjysmë milion euro vinte nga Shqipëria dhe do të shpërndahej në Napoli.

Nga ky operacion kanë rënë në pranga 26 persona.

Hetimet për grupin kriminal kanë nisur që në Maj të vitit 2016. 26 personat e arrestuar akuzohen për ngritjen dhe pjesëmarrjen në një grup kriminal ndërkombëtar të dedikuar për importimin e drogës, në veçanti heroinës, nga Shqipëria dhe më pas shpërndarjen e saj në sheshet e zonës së Napolit dhe Casertas.

Operacioni “Smoke Snake”, i koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Napoli, ka përfshirë mbi 100 efektivë të Guardia di Finanza në Caserta.

Gjatë orëve të para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit. Operacioni i koduar “SMOKE SNAKE” është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.

500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Komunikata e Policisë së Shtetit shqiptar:

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;
18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Shtetasi Shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.

a.ç

Next Post
Panairi i Brukselit, gazeta belge: Tirana, mundësi për t’u eksploruar

“Corriere Della Sera”: Tirana vrapon sikur kërkon të fitojë kohën e humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com