Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri. Prokuroria e Krimeve të Rënda do kërkojë masën e “arrestit me burg” për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili ishte ndaluar më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrajse Gentian Doda.
Në shtëpinë e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 340 milionë lekë të vjetra. Miri rrezikon një dënim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria. Dyshohet se pasi është dorëzuar shuma prej 20 mijë eurosh, Gentian Doda është lajmëruar me telefon se ai do të lirohej. Është zbuluar se i arrestuari Alban Buçi, një prej sekerëve që është bërë ndërmjetës për pagesën e parave te gjyqtari Miri, është kushëri i Gentian Dodës.
Tre provat e akuzës
Prokuroria ka në dorë 3 prova që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove, për t’i ndryshuar akuzën Gentjan Dodës. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sqarojnë se kanë në dorë pamjet filmike të një kamere sigurie tëg një lokali në Fushë-Krujë. Në këto pamje duket sekseri i cili merr 20 mijë euro nga një i afërm i Gentjan Dodës. Burimet konfirmojnë se në këto pamje është njëri prej sekserëve Kujtim Miri ose Alban Buçi.
Gjithashtu pas marrjes së 20 mijë eurove, Gentjan Doda merr një mesazh në Ëhatssapp ku i thuhet se “çështja do rregullohet brenda disa javësh”. Mesazhi Gentjan Dodës është dërguar nga një tjetër i dyshuar se kishte dijeni për dhënien e lekëve. Prokuroria ka improvizuar sekuestrimin provizor të këtij celulari, për të marrë mesazhet, duke i thënë personit në fjalë se celulari dyshohej si i vjedhur. Pas marrjes së komunikimit me Gentjan Dodën, celulari i është rikthyer brenda disa orësh personit në fjalë.
Pasditen e së premtes, policia ka ekzekutuar dhe dy vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda për arrestimin e dy persona të tjerë të dyshuar si sekserë të gjyqtarit në marrjen e pagesës prej 20 mijë euro. Në prangat e policisë ka rënë kushëriri i gjyqtarit Kujtim Miri si dhe Alban Buçi. Policia e vuri në pranga Shkëlqim Mirin mbrëmjen e së enjtes me akuzën e Korrupsionit. Përpara hetuesve, gjyqtari është përlotur, duke thënë se paratë ishin të një të afërmi dhe se ai kishte vetëm 3 milionë lek të reja kursime. Pritet që gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzën.
a.ç