• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkohet burg, nis seanca për gjyqtarin milioner që liroi të dënuarin për vrasje

by Java News
12/11/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri. Prokuroria e Krimeve të Rënda do kërkojë masën e “arrestit me burg” për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili ishte ndaluar më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrajse Gentian Doda.

Në shtëpinë e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 340 milionë lekë të vjetra. Miri rrezikon një dënim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria. Dyshohet se pasi është dorëzuar shuma prej 20 mijë eurosh, Gentian Doda është lajmëruar me telefon se ai do të lirohej. Është zbuluar se i arrestuari Alban Buçi, një prej sekerëve që është bërë ndërmjetës për pagesën e parave te gjyqtari Miri, është kushëri i Gentian Dodës.

Tre provat e akuzës
Prokuroria ka në dorë 3 prova që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove, për t’i ndryshuar akuzën Gentjan Dodës. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sqarojnë se kanë në dorë pamjet filmike të një kamere sigurie tëg një lokali në Fushë-Krujë. Në këto pamje duket sekseri i cili merr 20 mijë euro nga një i afërm i Gentjan Dodës. Burimet konfirmojnë se në këto pamje është njëri prej sekserëve Kujtim Miri ose Alban Buçi.

Gjithashtu pas marrjes së 20 mijë eurove, Gentjan Doda merr një mesazh në Ëhatssapp ku i thuhet se “çështja do rregullohet brenda disa javësh”. Mesazhi Gentjan Dodës është dërguar nga një tjetër i dyshuar se kishte dijeni për dhënien e lekëve. Prokuroria ka improvizuar sekuestrimin provizor të këtij celulari, për të marrë mesazhet, duke i thënë personit në fjalë se celulari dyshohej si i vjedhur. Pas marrjes së komunikimit me Gentjan Dodën, celulari i është rikthyer brenda disa orësh personit në fjalë.

Pasditen e së premtes, policia ka ekzekutuar dhe dy vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda për arrestimin e dy persona të tjerë të dyshuar si sekserë të gjyqtarit në marrjen e pagesës prej 20 mijë euro. Në prangat e policisë ka rënë kushëriri i gjyqtarit Kujtim Miri si dhe Alban Buçi. Policia e vuri në pranga Shkëlqim Mirin mbrëmjen e së enjtes me akuzën e Korrupsionit. Përpara hetuesve, gjyqtari është përlotur, duke thënë se paratë ishin të një të afërmi dhe se ai kishte vetëm 3 milionë lek të reja kursime. Pritet që gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzën.

a.ç

Next Post
Droga po i vret amerikanët më shumë se lufta në Vietnam, Irak e Afganistan së bashku

Droga po i vret amerikanët më shumë se lufta në Vietnam, Irak e Afganistan së bashku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

“Bojkoti nuk është zgjidhje”, Balla pas takimit me Begajn: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore

October 30, 2026
Skandali Epstein prek rezidencën mbretërore në Skoci, policia heton vizitat e Epstein dhe Maxwell në Balmoral

Skandali Epstein prek rezidencën mbretërore në Skoci, policia heton vizitat e Epstein dhe Maxwell në Balmoral

October 30, 2026
Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In